Arkend Balla është betuar sot në Kuvend si deputeti më i ri i Partisë Socialiste. Betimi i tij u bë mes kaosit të krijuar në seancë nga deputetët e opozitës të cilët kërkuan të ndryshojë rendi i ditës për të diskutuar për mandatin e Arben Ahmetajt. Balla hyn në Kuvend pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës. Ky i fundit dorëzoi mandatin dhe kërkoi falje pas një ngjarje të dhunshme, ku u përfshinë familjarët e tij. Djali dhe vëllai i ish-deputetit Rraja, së bashku me persona të tjerë, dhunuan 2 pjesëtarë të fisit Maja, në lidhje me një konflikt që kishte nisur për shkak të një guroreje, e cila sipas të dhunuarve kishte dëmtuar banesat e tyre.



