Berisha: Në Shqipëri është instaluar shteti njëpartiak

Berisha: Në Shqipëri është instaluar shteti njëpartiak

Kreu i PD-së, Sali Berisha, thotë se në Shqipëri është instaluar shteti njëpartiak. Në mbledhjen me krerët e demokratëve në rrethe, Berisha tha se shteti në pushteti partiak garanton në mënyrë të paligjshme favoret e partisë që sundon në dhunim flagrant të parimeve demokratike.

Në Shqipëri është instaluar shteti një partiak. Një nga format më të zakonshme të diktaturës janë shtetet ku sundon një parti e pjesa tjetër shtypet.

Që një demokrat të gëzojë të drejtën që i takon e ka të pamundur se shteti një partiak garanton në mënyrë të paligjshme favoret e partisë që sundon në dhunim flagrant të parimeve demokratike. Mijëra demokratë që kanë fituar gjyqet e nuk marrin dot atë që u garantohet, mijërave nuk u shqyrtohen ankesat.

Po më tregonte sot një demokrat, hapa një derë të një objekti në lidhje të plotë organikë, mbinë 4 inspektorë ndërtim pa leje, hapi derë në shtëpinë e dyqanin e tij, në një kohë kur kërrcasin pallatet e Salillarëve e shtohet 10-15 kate e s’ndodh asgjë se janë klientelë e qeverisë.

Berisha tha më tej se demokratët po organizohen për zgjedhjet e ardhshmë lokale dhe ato brenda vetë partisë.  

“Thirrëm këtë mbledhje në një moment shumë të rëndësishëm për dy çështje themelore, me të cilat duhet të përballet me sukses PD, të cilat po i presin me padurim qytetarët shqiptarë dhe udhëheqja juaj në degët e saj ka një rëndësi përcaktuese për suksesin e të dyjave.

Së pari zbatimi, zgjedhja e qytetarëve të parë e më pas edhe këshilltarëve me procesin e primareve.

Ne e kemi mision dhe duhet ta konceptojmë si mision shumë të rëndësishëm si mision historik.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy