Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, komentoi në studion e MCN TV qëndrimin e fundit të Gabriel Escobar për kryedemokratin Berisha. Lela tha se Escobar po kërkon prova, dhe kjo do të thotë që nuk ka të tilla që mbështesin akuzën ndaj Berishës për korrupsion.
Nuk ka ndonjë të re në të gjithë këtë që tha Escobari. E vetmja e re është që Berisha duhet hetuar dhe është ajo që z.Berisha ka kërkuar. Bashkohen në këtë pikë, që duhen fakte dhe sipas hetimeve merren vendime. Kjo tregon që ka vendim politik ai i Blinken-it sepse nuk je fajtor pa u provuar si i tillë. Z.Escobar duket se tani po kërkon prova dhe tani po ia kërkon hetimit. Është zhvillim pozitiv dhe është të pranuarit të mos pasjes së fakteve. Se nëse ke fakte dhe ia kërkon prokurorisë shqiptare, do të thotë që nuk i ke”.



