Ligji për mbetjet, nesër shqyrtohet dekreti i presidentit Nishani (VIDEO)

Ligji për mbetjet, nesër shqyrtohet dekreti i presidentit Nishani (VIDEO)

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese do të shqyrtojë nesër dekretin e Presidentit Nishani për ligjin e mbetjeve.

Ndërkohë që më herët kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se ky ligj do të konsultohet me publikun, ndërsa opozita kërkon referendum popullor që ky ligj të mos kalojë më në Kuvend. Mbetet per tu pare neser se çfare vendimi do te marre mazhoranca kunder ketij ligji mjaft te debatuar. 

"Shqyrtimi i dekreteve të Presidentit nr. 9765 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”;dhe nr. 9769 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 93/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, të ndryshuar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. 

Nderkohe qe kreu i komisonit te Veprimtarive Prodhuese ka pranuar pak dite me pare se do të ketë një ligj të ri për importin e mbetjeve në Shqipëri. Ligji i ri pritet që të hartohet nga ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy