Meksi: Shkelje flagrante me lejet e ndërtimit

Meksi: Shkelje flagrante me lejet e ndërtimit

Avokati Redon Meksi në ‘MCN Live’ duke fiolur për korrupsionet në institucione, u shpreh se lidhur me lejet e ndërtimeve kemi të bëjmë me shkelje flagrante.

Ai tha se problemi i korrupsionit në Shqipëri nuk është 30 mln lekë të vjetra, por sipas tij kjo duket se është luftë politike sepse kwta nuk duan të dënojnë as veten dhe as opozitën, por është thjeshtë një mënyrë për të mbrojtur veten.

Pallatet mbi 10 kate janë dhënë lejet nga KKRT, është me ligj. Nëse po heton SPAK i bie që po hetohet Rama. Ne kemi zakon që bëjmë pis çdokënd në Shqipëri, në fund fare që unë Redoni të mos flasë dot, bëhet që dhe ju jeni hajdutë si këta.

Sa për lejen e ndërtimit në atë zonë ka dy probleme ligjorë, e para aty ka qenë pazari i vjetër i Tiranës dhe aty ka pasur pronarë tokash dhe 18% e asaj prona publike, por ku ka një marrëveshje me publikut dhe privatit. E dyta, po të hapësh sot planin e hartës kjo është pa ngjyrë, sepse nuk është hequr statusi juridik i llojit të tokës.

Pra këta kanë bërë shkelje flagrante nga injoranca. Po të hetohen shumë biznese mund të dalin në faj. Problemi i korrupsionit në Shqipëri nuk është 30 mln leke të vjetra, kjo duket se është luftë politike. Këta nuk duan të dënojnë as veten dhe as opozitën, është thjeshtë një mënyrë për të mbrojtur veten.

Ne kemi një mani të frikshme që njerëzit i bëjmë si pronë të një personi të fuqishëm, si për shembull Redoni është i lali Erit. Ne duam ti bëjmë të gjithë si njerëz të kapur dhe të blerë, por jo, njerëzit janë sot me Ramën se i duhet ai, bashkëpunojnë me të, por nesër kur të jetë tjetri atje dhe ata janë me të.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy