Abilekaj: Ndërkombëtarizimi i çështjes së Belerit, nuk i bën mirë Shqipërisë

Abilekaj: Ndërkombëtarizimi i çështjes së Belerit, nuk i bën mirë Shqipërisë

 Teksa Greqia vazhdon të reagojë lidhur me çështjen Fredi Beleri, ndërkombëtarizimi i çështjes rreth tij, nuk i bën nder Shqipërisë, tha në emision “Të Pa ekspozuarit” në MCN TV, analisti Enton Abilekaj.

Kjo sipas tij, nuk do të shkonte drejt një procesi të tillë, nëse nuk do të provokonte edhe kryeministri Edi Rama, fillimisht me deklaratat paraprake të tij.

Nuk besoj se ndonjë shqetësim të madh dhe nuk do të ketë prishje të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Ka një luftë diplomatike e cila do të respektojë drejtësinë, por ndërkombëtarizimi i kësaj çështjeje nuk i bën mirë Shqipërisë. Nëse ne do të kishim një proces shumë të drejtë, nëse nuk do të kishim deklaratat e kryeministrit që i priu këtij procesi, ne nuk do të kishim asnjë problem. Kur ne kemi një kryeministër që e ndërton fushatën me policinë militante që duhet të ndjekë fushatën që bën ai kundër një njeriu dhe vë policinë sikur e ka personale që ta ndjekë e vë edhe ta provokojë. Me këtë provokim pastaj bën edhe arrestimin, i bën edhe procesin në Vlorë, pastaj, pas tre ditësh e çojnë në SPAK.

Në bashkinë e Himarës, gjatë gjithë fushatës, dilnin njoftime nga deputeti i zonës, që banorët e Kudhësit në orën 12.00 duhet të vijnë të takojnë deputetin që të marrin pronat. Kjo është shkelje e hapur e Kodit Zgjedhor. Këtë policia nuk e heton, përkundrazi i çon banorët te deputeti. Kryetarja e bashkisë së Roskovecit thërret punonjësit dhe i intimidon.

Arrestimi Belerit nuk është luftë kundër krimit zgjedhor, por luftë ndaj një personi se po të kishte drejtësi kundër krimit zgjerdhor do të ishte në burg kryetarja e bashkisë së Roskovecit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy