Gjykata lë në burg Bllakon/ Avokati Hazizaj: Ai nuk ka lidhje me akuzat që ka ngritur SPAK

Gjykata lë në burg Bllakon/ Avokati Hazizaj: Ai nuk ka lidhje me akuzat që ka ngritur SPAK

Fill pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që la në burg ish-deputetin e Ps, Alqi Bllakon, avokati Sokol Hazizaj ka thënë se klienti i tij nuk ka lidhje me akuzat.

Hazizaj e konsideroi vendimin e GJKKO të padrejtë, teksa theksoi se ish-deputeti Bllako, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nuk ka prodhuar akte, por vetëm ka kaluar dokumentacionet për këshillin e ministrave.

Tre faktet penale që ka identifikuar organi procedurial i hetimit, mendoj se janë akte jo të prodhuara nga Alqi Bllako, që lidhet me shpronësin, pagën e të atit në cilësinë e drejtorit të AKUM mendoj se janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako. 

Bllako në cilësinë e Sekretarit të Përgjihshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga këshilli i Ministrave. Ndaj thashë që mendimi jonë është që nga ky organ nga kjo gjykatë nuk e njeh kodin e procedurës administrative.

Është jo ligjore dhe jo e drejtë, la në fuqi këtë lloj vendimi që për në është tërësisht dhe haptazi jo vetëm në mungesë të respektit dhe lirisë të Alqi Bllakos, por edhe në mungesë të dijenisë që ka kjo gjykatë dhe organi procedural i hetimit për Kodin e Procedurës Administrative.

Avokati Hazizaj iu përgjigj interesimit të mediave nëse ish-deputeti ka udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.

Kjo nuk u përmend në kërkimet e oganit procedurial të hetimit. Nuk është provë bindëse, për sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto për Bllakon. Ne mund të udhëtojmë bashkë në një avion apo autobus, kjo s’do të thotë që kemi lidhje bashkë.

Referuar njoftimit zyrtar të SPAK, ish-deputeti Alqi Bllako është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy