Edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka dalur me një mesazh për qytetarët dhe kandidatët për zgjedhjet parlamentare, duke i ftuar ata për maturi gjatë procesit të votimit.
Celibashi i bën thirrje kandidatëve për deputetë e në veçanti udhëheqësve politikë dhe drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit që të demonstrojnë qetësi dhe maturi në komunikimet publike.
"Situata e votimit është e qetë & me shumë pak problematikë teknike. Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demonstrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu ti adresohen mbështetësve", shkruan Celibashi.



