Zgjedhja e Presidentit, Çupi: Procesi ishte populist, ngacmues për nervin e kulturës

Zgjedhja e Presidentit, Çupi: Procesi ishte populist, ngacmues për nervin e kulturës

Analisti Frrok Çupi në studion e MCN TV ka komentuar edhe për zgjedhjen e presidentit të ri, për të cilin u shpreh se procesi ishte populist dhe një ngacmues për nervin e kulturës parlamentare.

Ai deklaroi se presidenti është produkt i maxhorancës dhe Uashingtonit dhe se qeveria u kujdes që ai të ishte një person jo i luhatshëm.

Ishte një proces i gjatë, një proces që ju bë thirrje opozitës që të merrte pjesë, por kjo opozitë është me shumë probleme dhe e përçarë. Procesi ishte populist, ishte deri diku një ngacmues për nervin dhe kulturën e parlamentarëve, dhe kultura e tyre lë shumë për të dëshiruar. Dihej që do zgjidhej kështu sepse presidenti është produkt vote dhe nuk prodhohet nga populli. Në këto momente ato që po kalon Shqipëria, pas dështimeve që kishim me presidentin e kaluar qenë të kujdesshëm që të ishte një person jo me luhatje, prandaj ai është produkt i maxhorancës dhe Uashingtonit.

Mendoj se presidenti i ri është një njeri që e njeh shtetin, e njeh ligjin dhe e respekton atë, e njeh rëndësinë e stabilitetit dhe nuk bën lojëra dhe mbi të gjitha është një njeri i kalibruar përmes punës së tij, është bërë vetë dhe nuk është i bërë si Basha. Ka mësuar me vështirësitë e veta dhe ky është presidenti që na duhet. Ai tani ndodhet para provës së zjarrit, e cila nuk është më shumë siguria sesa drejtësia. Ai duhet të bëhet mbështetës i drejtësisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy