Meta me sekretarin e OKB-së Guterres: Shqipëria, kontribuese e paqes në rajon

Meta me sekretarin e OKB-së Guterres: Shqipëria, kontribuese e paqes në rajon

Gjatë qëndrimit në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, presidenti, Ilir Meta, zhvilloi një takim të veçantë me Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres.

Kreu i shtetit gjatë takimit me shefin e OKB diskutoi për mbështetjen e diplomacise parandaluese në dobi të paqes, sigurisë, zhvillimit të qendrueshëm ekonomik dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Takimi eshte zhvilluar në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Meta vlerësoi edhe njëherë lidershipin e Guterres në përpjekjet e tij për të reformuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe për të avancuar Agjendën 2030.

Presidenti Meta e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm Guterres se Shqipëria i mbetet besnike parimeve themelore të Organizatës dhe mbështet diplomacinë parandaluese në dobi të paqes, sigurisë, zhvillimit të qendrueshëm ekonomik dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Presidenti Meta, nënvizoi qëllimin kombëtar të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE dhe rëndësinë që i gjithë rajoni, në frymën e integrimit të tij europian, të forcojë bashkëpunimin rajonal. “Shqipëria, nënvizoi Presidenti Meta, “po luan një rol të rëndësishëm konstruktiv në rajon dhe ambicja e saj për të qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit për vitet 2022-2023 do të jetë vazhdimësi e kontributit të saj në interes të paqes e sigurisë rajonale e globale dhe një zë përfaqësues i rajonit tonë në këtë organizatë të rëndësishme”.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm Guterres, e vlerësoi rolin shumë të rëndësishëm të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e projekteve zhvillimore në Shqipëri dhe në rajon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy