Kalaja: I shkruaja, Lulzim Basha ma linte seen

Kalaja: I shkruaja, Lulzim Basha ma linte seen

Zotit Lulzim Basha, i çoja mesazhe për kauzën e Teatrit, por s’kam marrë përgjigje kurrë. Ma linte seen.

Është ky rrëfimi ndryshe i kandidates për primaret e Partisë Demokratike në Bashkinë Tiranë, Adriana Kalaja, në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv, ndërkohë që për Sali Berishën vlerëson bashkëpunimin si të shkëlqyer dhe se pavarësisht ngarkesës gjithmonë gjente kohë.

Madje për Berishën thotë se është më i butë nga ç’duhet.

Berisha edhe pse merr shumë mesazhe në ditë, kurrë nuk të lë pa përgjigje.

Në vijim të intervistës tregoi se në rininë saj për hir të lidhjeve familjare, shkonte çdo verë për pushimet e verës në Vlorë.

Unë shkoja në familjen e këtyre miqve si në timen. Gjithë muajt e verës bëja plazh në Vlorë. Jam shumë e dhënë pas notit, hidhesha nga Kalaja e Vlorës, ku është emri Kalaja.

Në një nga hedhjet rashë keq, sa që ai ka qenë rebelimi më i madh i jetës sime. Duke qenë se të pranishme kisha motrën dhe kunatin dhe kishin gjysmë orë më thoshin mos u hidh.

Mirë që u hodha, mirë që u vrava, po për 4 orë nuk i tregoja njeriu që u vrava, vetëm kur ngela 4 orë në krevat, kalova një traumë shumë të madhe kisha thyer një nga unazat e shtyllës kurrizore.

Me ndërhyrje arrita të mos prekej palca. Në vit të dytë në gjimnaz te ‘Sami Frashri’ shkoja e fashuar.

Një ditë në autobus vjen një djalë përplas kokën te allçia dhe thotë ‘o ma më gjuajti kjo teta me grusht’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy