Zgjedhjet lokale, Alibeaj mbledh Kryesinë te zyra e kreut të degës nr.7

Zgjedhjet lokale, Alibeaj mbledh Kryesinë te zyra e kreut të degës nr.7

Pas dështimit të negociatave mes grupimit të Sali Berishës, që Partia Demokratike të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të 14 majit, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kryesinë e partisë.

Siç raporton gazetari i MCN, Andon Kello, në mbledhjen e Kryesisë së Alibeajt e cila është mbajtur në zyrën e kreut të degës nr.7 në Tiranë Lefter Gështenja, mbrëmjen e së mërkurës, kanë qenë të pranishëm Gazment Bardhi, Xhemal Gjunkshi, Taulanta Jupi, Indrit Sefa, Orjola Pampuri, Taulant Zeneli, Fitim Zekthi, Endri Hasa, Juela Hamati, Gazment Koduzi, Jonila Godole, Kreshnik Çollaku dhe Roland Bejko.

Mbledhja e Kryesisë nga Alibeaj vjen pas dështimit të tre takimeve mes Edi Palokës nga grupi i Berishës dhe Gazment Bardhi nga grupi i Alibeajt, për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje.

Deri më tani nuk ka më as negociata dhe as marrëveshje dhe PD pritet të shkojë me dy kandidatë në zgjedhje, ndërkohë që ka deputetë demokratë që shprehen se ka ende kohë që të arrihet një marrëveshje për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy