Edhe pse asnjëra nga palët nuk ka ende një draft konkret për ndarjen e re territoriale, mazhoranca dhe opozita rinisën këtë të martë seancat dëgjimore me ekspertin e projektit Bashki të Forta Fatlum Nurja, i cili nxorri në pah disa prej problematikave me të cilat po përballet qeverisja vendore sot.
Sipas Nurjas, mungesa e monitorimit nga qeverisja qendrore ka sjellë edhe krizën financiare te disa nga bashkitë e vendit.



