E deleguara e LSI në Qarkun e Korçës, Klajda Gjosha mori pjesë në prezantimin e kandidatit të “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Kolonjës, Ilia Stefo.
Përfaqësuesja e Lëvizjes Socialiste, Klajda Gjosha në fjalën e saj, theksoi se qytetarët e Kolonjës duhet të vijojnë ëndrrën e Arben Malos e cila ishte ëndrra e zhvillimit të qytetit.
Nuk e kam shumë e thjeshtë të mbaj një fjalë apo të qëndroj përpara jush, pasi siç e dini para pak kohësh humbëm një mik që dha shpirtin për Kolonjën dhe për qytetarët. Unë besoj që së bashku ne do të bëjmë realitet ëndrrën e tij, sepse vërtetë ëndrra e një njeriu u shua, por ëndrra e kolonjarëve vazhdon. Unë jam e bindur se këtë mund ta bëjmë bashkë vetëm me Ilia Stefon duke votuar më 22 nëntor së bashku”, tha Gjosha.
Gjosha “pohoi se “Aleanca për Shqipërinë Europiane ka punuar shumë dhe ka ardhur bashkë në 2013-n për të kryer reforma madhore për vendin dhe do jemi bashkë më 20 nëntor për të vënë në krye të bashkisë Ilia Stefon, një kirurg që siç kujdeset për të kuruar njerëzit, ashtu do punojë edhe për kurimin e qytetit, qytetarëve dhe njerëzve tuaj”.



