Nazarko: Takimi mes Palokës dhe Bardhit s’ka asnjë vlerë, histori kot

Nazarko: Takimi mes Palokës dhe Bardhit s’ka asnjë vlerë, histori kot

Nga studio e MCN Live, analisti Shpëtim Nazarko e konsideroi tëpavlerë takimin e mbajtur këtë paradite nga Edi Paloka dhe Gazmend Bardhi.

Ai tha se kjo mund të sjellë të mira nëse janë bërë koshientë për situatën, ndërsa theksoi se Partia Socialiste është e vetmja parti e  organizuar këtu.

Takimi është lëvizje elegante, nëse bashkohen dhe gjejnë një kandidat të përbashkët, por kjo asgjë nuk do prodhojë, do vazhdojë trikon e penelopës dhe është një nga ato shashka pa dëm. Mund të sjellë të mira nëse janë bërë koshientë për situatën, por deri tani PS është e vetmja parti e organizuar këtu. Në gjendjen që është PD, primarja është pika që ndan nga Meta dhe nga grupi Alibeaj. Si do bëhen primaret kur pjesë e grupit është agai? Nuk ka Shqipëria histori me primaret sidomos në kushtet ku jemi tani. Fryma autoritare e Berishës është e tipit të tillë që s’të jep gjë nga këto. Më interesante duket historia e Metës që thotë merri të gjitha dhe unë do kërkoj anëtar e këshillit. Nga pikëpamja e përgjithshme nuk besoj se ka ndonjë vlerë, sepse të hysh te primaret është të pranosh automatikisht se Berisha është kryetar i PD, kur ai është akoma në gjyq. Mund të jetë një faktor që lehtëson palët pas vendimit të gjykatës. Pra takimi mes Palokës dhe Bardhit nuk ka asnjë vlerë, është histori kot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy