Raporti i OSBE/ODIHR, reagon Basha: Masakër zgjedhore! PD ka depozituar 185 padi në SPAK

Raporti i OSBE/ODIHR, reagon Basha: Masakër zgjedhore! PD ka depozituar 185 padi në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Përmes një video, duke renditur disa nga pikat e raportit të OSBE/ODIHR, Basha shkruan se Partia Demokratike ka depozituar 185 padi në SPAK dhe prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore pasi sipas tij ato ishin një masakër zgjedhore dhe kjo u konfirmua dhe nga raporti i OSBE/ODIHR.

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore.

Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë”, shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy