"56 për qind e të punësuarve në të zezë!" Qori: Rama dhe administrata tatimore kanë toleruar bizneset që s’kanë paguar sigurimet shoqërore  

"56 për qind e të punësuarve në të zezë!" Qori: Rama dhe administrata tatimore kanë toleruar bizneset që s’kanë paguar sigurimet shoqërore  

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” e konsideron Inspektoriatin e Punës një nga institucionet më të dështuara në Shqipëri, duke theksuar se 56 për qind e punonjësve janë në të zezë. Qori po ashtu vuri në dukje se Rama dhe administrata tatimore në 11 vjet e kanë lejuar këtë proces duke mos e kryer detyrën. Sipas tij kreu i qeverisë po flet tani për pensionistët, pasi ata sot reaguan duke protestuar.

Inspektoriati i Punës është një nga institucionet më të dështuara në Shqipëri. Në Shqipëri punëtorët vdesin si miza dhe 56 për qind e punonjësve në Shqipëri, sipas Organizatës Botërore të Punës, punojnë në të zezë! Çfarë pune bën Inspektoriati i Punës? Kur shkojnë për ndonjë kontroll marrin një shuk me para, që i kushton atij që e jep, shumë më pak nga sa do t’i kushtonte po të zbatonte ligjin.

Çdo punëdhënës ka detyrim të paguajë sigurimet shoqërore të punonjësve të vet, nëse s’i paguan po shkel ligjin. Ka shkelur ligjin edhe administrata tatimore që në 11 vjet e ka toleruar këtë proces. Rama dhe administrata e tij s’e ka kryer detyrën dhe tani për t’u përballur me protestën e pensionistëve... Ju thoni protestë me 400-500 vetë. Por në Shqipërinë e sotme një protestë e thirrur jo nga PD dhe PS, janë shumë. Dje Rama ka qenë gjithë ditën në televizor për të folur për çështjet e pensioneve. Në Turqi shteti bashkëfinancon pagesën e sigurimeve për punëtorët. Ne këtë kemi në program. Rama as e bën këtë me biznesin e vogël, që ta mbështesë, as i kërkon llogari biznesit të madh. Sot Shqipëria ka raportin më të ulët të personave të siguruar me numrin e pensionistëve. Në vendet e BE e fiton pensionin minimal me 10 vite punë, në Shqipëri 15 vite. Shqipëria me këtë informalitet monstruoz e ka 15 vjet!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy