Mbyllet procesi i votimit për strukturat e reja të Forumit të Gruas Socialiste. Nga rezultatet paraprake, pjesëmarrja në këto votime është mbi 70% në rang vendi.
Sipas parimit “një anëtar, një votë”, 30 mijë anëtaret e Forumit të Gruas Socialiste në të gjithë Shqipërinë, patën mundësinë që me votën e tyre të zgjidhnin drejtueset e reja në të gjitha nivelet.
Në njoftimin për mediat, PS bën me dije se “gjatë këtij votimi demokratik dhe transparent, kryetarja aktuale Olta Xhaçka u rikonfirmua në krye të këtij forumi”.
Gjithashtu u votua edhe për delegatet e Kongresit të Forumit të Gruas Socialiste.
I gjithë procesi ishte i qetë dhe transparent dhe nuk ka patur asnjë incident gjatë tij. Qendrat e votimit u hapën në orën 08.00 të mëngjesit të sotëm dhe u mbyllën në orën 18.00.



