Ambasadorja Kim kërkon nga ministri Lleshaj të qartësojë çështjen e regjistrimit të votuesve

Ambasadorja Kim kërkon nga ministri Lleshaj të qartësojë çështjen e regjistrimit të votuesve

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, kërkoi të enjten transparencë dhe qartësi publike rreth çështjes së regjistrimit të votuesve dhe implementimit të identifikimit elektronik në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kim e bëri këtë kërkesë publike përmes një postimi në Twitter, pas një takimi që ajo zhvilloi me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Pata diskutim shumë të mirë sot me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj rreth bashkëpunimit të fortë amerikano-shqiptar rreth sigurisë dhe forcimit të ligjit. Diskutuam gjithashtu për përgatitjet për zgjedhje, përfshirë këtu implementimin e identifikimit biometrik të dakordësuar më 5 qershor. Ai sqaroi çështjet rreth regjistrimit të votuesve. Pres që ministri Lleshaj të bëjë qartësim publik në daljen televizive që do të ketë sot, plus publikimin e qartësimeve në web-faqen e ministrisë për të siguruar kështu transparencë dhe ndërgjegjësim publik kundër keqinformimeve,” u shpreh ambasadorja amerikane në Twitter.

2/2 Looking forward to public clarification when Minister Lleshaj appears on @sokolballa show tonight, plus publication of clarifications on Ministry website to ensure transparency & public awareness against misinformation.

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 1, 2020

Kjo çështje u konsiderua nga opozita si "manipulim zgjedhor", ndërkohë që ministri Lleshaj dhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile e konsideroi si një problem i shfaqur nga bashkimi i regjistrave të vendbanimeve dhe atyre të adresave.

Opozita bëri thirrje për hetime dhe tha se do t'i kallëzonte në prokurori ministrin dhe zyrtarët e përfshirë, ndërkohë që nga qeveria u garantua se problematika nuk ndikonte aspak në listat e votuesve apo vend-votimet që qytetarët do të kenë në zgjedhjet e 25 prillit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy