Adresat e banimit/ Balla: Çdo qytetar të tregojë ku jeton, thellojmë reformën për sistemin e gjendjes civile

Adresat e banimit/ Balla: Çdo qytetar të tregojë ku jeton, thellojmë reformën për sistemin e gjendjes civile

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi se do të ndryshohet ligji për sistemin e adresave.

Balla theksoi se do të thellohet reforma për sistemin e gjendjes civile, ndërsa theksoi se çdo qytetar e ka detyrim të tregojë se ku jeton.

Do ndryshojmë ligjin për sistemin e adresave. Thellojmë reformën për sistemin e gjendjes civile. Biem dakord të gjithë që kemi revolucion dixhital në shërbime, që ka sjellë kursime të parave dhe të kohës që ata harxhojnë për të marrë dokumentet e nevojshme.

I drejtohem me përulje çdo qytetari, që të njoftojë vendin ku banon ose vendin ku qëndron. Iu drejtohem edhe qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, ne e bëjmë të detyrueshëm deklarimin e vendit të qëndrimit.

 Me këto ndryshime të reja çohet në një nivel tjetër procesi i digjitalizimit, duke shtuar numrin e shërbimeve që shtohen online. Të gjitha shërbimet që kalojnë online, lidhen me njohjen qoftë me vulën digjitale apo vlefshmërinë e këtyre dokumenteve, gjatë dy viteve të fundit nga Gjendja civile 11.3 mln certifikata digjitale.

E përkthyer kjo në vlerë financiare të kursyer nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, është 13.2 mln euro. Këtu nuk llogaritët as koha e humbur nga këta qytetarë. Biem dakord që ky revolucion digjital jo vetëm ka kursyer kohë, por ka sjellë dhe kursim të parave nga xhepat e qytetarëve shqiptar. I drejtohem çdo qytetari është detyrim ligjor deklarimin i banimit dhe vendqëndrimit.

Në ligj është rekomanduar të bësh te detyrueshëm deklaratën e vendbanimit dhe vendqëndrimit. Duhet një kopje dokumenti që të deklarohet se familja X jeton në këtë adresë. Janë rreth 14 mijë qytetar shqiptar që jetojnë jashtë territorit dhe e kanë kryer këtë detyrim. Nuk mund të ecet para pa deklarimin e vendqëndrimit dhe vendbanimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy