Blushi: Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit

Blushi: Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit

Ish-deputeti i PS-së, sot themeluesi i LIBRA-s Ben Blushi reagon në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Rinas, ku u grabitën 7 thasë me lekë.

Sipas Blushit vjedhjet e bankave janë kthyer në serial, duke deklaruar se ka prova, se thasët e Republikës po vidhen me ndihmën e shtetit.

“Kush i mbron bankat? Miku im Blendi Fevziu më kërkoi ta shtynim intervistën e parashikuar sot në darkë, për shkak të vjedhjes së makinave të bankës. Natyrisht e mirëkuptoj. Vjedhjet e bankave janë kthyer në serial.

 Shteti shikon dhe bashkëpunon, grabitësit ikin dhe e shikojnë policinë në televizor. Ja pse s’ka vende pune, besim dhe investime të huaja. Se nuk ka kush i mbron! Një javë më parë thashë në Kuvend se Republika po bie. Sot kam edhe prova. Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit!”, shkruan Blushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy