Asambleja e PS/ Burimi: Rama do rrahë gjoksin nesër, kërkon të çojë një frymë optimizmi  (VIDEO)

Asambleja e PS/ Burimi: Rama do rrahë gjoksin nesër, kërkon të çojë një frymë optimizmi (VIDEO)

Analisti Genc Burimi, thotë se në mbledhjen e nesërme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama do rrahë gjoksin, duke thënë se cunamin e kanë lënë pas.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se Rama kërkon të çojë një frymë optimizmi dhe entuziazmi, në Asamble që më e keqja është mbas. 

 

Edi Rama ndihet më mirë, nesër do rrahë gjoksin, për të thënë që cunami është prapa nesh, nuk kanë ç’të na bëjnë. Ia hodhëm pa pësuar gjë. Na u tha se SPAK do nxirrte koburen mbi një bazë të re akuzash ndaj zonjës Balluku. 

 

Po shoh një lloj ngrohje ose paqe të ftohtë, nuk është më luftë, mes administratës së Trump dhe Edi Ramës. Gjermanët le të lehin, s’kanë ç’të në bëjnë, thotë ai. Kam përshtypjen se Rama vjen për të rrahur gjoksin, ia hodhëm. 

 

Rama kishte një problem real me administratën Trump, një handikap që duket se e ka kaluar. Sigurisht që kulmi i kësaj “ngrohje” të marrëdhënies arriti në momentin e mos heqjes së mandatit të Ballukut, kur shkuan dhe ambasadat e Europës Perëndimore, krahas asaj vendimtare. 

 

Nesër kërkon të çojë një frymë optimizmi dhe entuziazmi, që më e keqja është prapa nesh. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy