Këshilli i Ministrave ka hedhur për konsultim publik projektligjin për lobimin për të cilit synon rritjen e transparencës në vendimarrje. Drafti përjashton nga funksioni i lobistit personat e dënuar për krime dhe korrupsion ndërkohë që përcaktohen mekanizma të detyrueshme që ata të deklarojnë qëllimin e lobimit.



