Firmoset traktati PostPandemi, Shqipëria në krah të liderëve të botës

Firmoset traktati PostPandemi, Shqipëria në krah të liderëve të botës

Kryeministri Edi Rama ka firmosur bashkë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe 20 liderë të tjerë të botës apelin për një marrëveshje postpandemi. Në Traktatin e firmosur nga 23 liderëve botërore thuhet se askush nuk fiton dot i vetëm luftën kundër virusit nëse nuk luftojmë të bashkuar.

“Pandemia COVID-19 është sprova më e fortë me të cilën bashkësia ndërkombëtare është ndeshur që prej viteve ‘40. Në atë kohë, fill pas rrënimit nga dy luftërat botërore, udhëheqësit politikë u mblodhën për të ndërtuar një sistem shumëpalësh. Objektivat ishin të qarta – të bashkonin vendet, të fashitnin tundimet për izolim e nacionalizëm dhe t’u përgjigjeshin atyre sfidave që mund të përballoheshin vetëm përmes frymës së solidaritetit e bashkëpunimit, që ishin paqja, mirëqenia, shëndeti dhe siguria”, thuhet në këtë letër.

Sot, vijon letra, “ushqejmë të njëjtën shpresë, që, ndërkohë që luftojmë së bashku për ta kaluar pandeminë, të ndërtojmë një arkitekturë më të fortë shëndetësore ndërkombëtare, që do të mbrojë brezat e ardhshëm”.

“Pandemi të reja do të vijnë e urgjenca të tjera të mëdha shëndetësore do të shfaqen, por asnjë qeveri apo agjenci shumëpalëshe nuk do të mund t’i përballojë e vetme këto kërcënime. Çështja nuk është a do të ndodhë, por kur. Të gjithë bashkë duhet të jemi më të përgatitur për të parashikuar, parandaluar, zbuluar, vlerësuar e për të reaguar efektivisht ndaj pandemive në mënyrë tejet të bashkërenduar”, vijon letra.

“Për ta arritur këtë, ne besojmë se vendet duhet të punojnë së bashku, për të shkuar drejt një pakti të ri ndërkombëtar për gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemive”, thuhet në letër.

Në Traktat, Rama, Macron dhe Merkel dhe 20 liderë të tjerë të botës theksojnë se “Pandemia e COVID-19-ës ka qenë një kujtesë tronditëse dhe e dhimbshme se asnjë nuk është i sigurt, nëse nuk janë të gjithë. Për rrjedhojë, ne jemi të angazhuar të sigurojmë qasje universale e të barabartë ndaj vaksinave, barnave e mjeteve diagnostikuese të sigurta, efikase e me kosto të përballueshme për këtë pandemi e të tjerat në të ardhmen. Imunizimi është një e mirë publike globale dhe ne duhet të jemi të aftë të zhvillojmë, të prodhojmë e shpërndajmë vaksina sa më shpejt të jetë e mundur”.

Shtetet e organizatat firmëtare:

Chile, Kosta Rica, Trinidad dhe Tobago, Kenia, Ruanda, Senegal,  Afrika e Jugut, Shqipëria, Këshilli Evropian, Francë, Gjermani, Greqi, Hollandë, Norvegji, Portugali, Rumaniau, Serbi, Spanjë, Ukrain, Mbretëri e Bashkuar, Tunizi, Indonezi, Fiji, Kore, OBSH.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy