Meta: Nëse lindja e djalit të Llallës ka qenë e planifikuar, atëherë ambasada bëri shumë mirë që i revokoi vizën

Meta: Nëse lindja e djalit të Llallës ka qenë e planifikuar, atëherë ambasada bëri shumë mirë që i revokoi vizën

Gjatë intervistës së tij në “Top Story”, kreu i Kuvendit Ilir Meta theksoi se në rast se në bazë të ligjeve amerikane, është evidentuar se lindja e fëmijës në SHBA nga ana e bashkëshortes së kryeprokurorit Adriatik Llalla është në shkelje të ligjit, atëherë ambasada amerikane ka vepruar drejt që ka revokuar vizat diplomatike çiftit.

Madje Meta shkoi më tej kur tha se nëse kjo lindje ka qenë e planifikuar me qëllim për të shkelur rregullat amerikane, atëherë do të ishte e drejtë edhe heqja e vizës dhe nënshtetësisë amerikane djalit të porsalindur të kryeprokurorit.

“Unë shkoj edhe më larg, meqë ka ndodhur që bashkëshortja e tij ka lindur në SHBA, dhe meqë ka patur një vizë diplomatike e cila nuk është për qëllime të tilla, por në bazë të Kryeprokurorit, unë mendoj se SHBA kanë bërë shumë mirë që i kanë hequr vizën gruas së Llallës. Dhe nëse ligji i SHBA thotë që i duhet hequr edhe bashkëshortit, atëherë unë mendoj se kanë bërë shumë mirë. Madje shkoj edhe më tej se nëse kjo lindje është bërë me plan, nuk ka asgjë nëse do t’i hiqej edhe viza dhe shtetësia djalit të zotit Llalla.” tha Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy