
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në ‘Twitter” për Portin e Durrësit.
Duke iu përgjigjur kritikave lidhur me marrëveshjen për Portin, Rama thekson se me këtë investim Durrësi do të transformohet ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut.
Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon, i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!




