Pas pesë orësh marrje në pyetje, kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë sot nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë.

Gazetari Andon Kello, thotë në “MCN informacion” se ai nuk dha asnjë informacion pas daljes teksa është zotuar se do të jap shpjegime sot në mbledhjen e fundit vjetore të Këshillit Bashkiak, e cila nuk ka filluar ende mes tensionesh të këshilltarëve opozitar dhe të shumicës.
Herën e parë u thirr për inceneratorin e Tiranës, herën e dytë është thirrur për hetimin pasuror që po i bëhet atij dhe familjes së tij. Janë dy dosje të ndara, dhe kjo thirrje vjen vetëm tre javë pasi Veliaj iu kontrollua banesa.
Është hetim në fazë paraprake qe po kryhet nga prokurori Osli Dado, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe ka ushtruar kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” dhe të “Nan Gallery”, të themeluara prej saj si dhe është kontrolluar kompania e vëllait të tij, ‘Gogel’, Arbër Veliaj , të cilit poashtu i është sekuestruar celulari.
Në aspektin politike ishte lajmi i ditës, qëndroi mbi pesë ore ën Prokurorinë e Posaçme, nuk dha asnjë detaj.
Është një mbledhje e Këshillit bashkiak të Tiranës, mujore, e fundit për këtë vit, e cila do duhej të fillonte në ora 16, nuk ka filluar ende, edhe herën e kaluar ai foli në Këshillin bashkiak.
Me informacionet që kam, fakti që po shtyhet mbledhja e Këshillit bashkiak, është se ka tensione mes këshilltarëve të opozitës dhe të mazhornacën, pasi nuk lejohen të futen brenda bashkisë po u kryhen kontrolle. Veliaj është zotuar se do të jap llogari në atë mbledhje.



