Degët e PD në Tiranë përkrahin konfirmimin e kryedemokratit Basha

Degët e PD në Tiranë përkrahin konfirmimin e kryedemokratit Basha

Përmes një reagimi në Facebook, Degët e Partisë Demokratike në Tiranë kanë dalë në krah të kryedemokratit, Lulzim Basha. Ky konfirmim vjen pas shumë protestash të izoluara në oborrin përpara selisë demokrate, që kanë kërkuar me këmbëngulje dorëheqjen e tij.

Të gjitha degët e kryeqytetit shprehen se kanë marrë vendimin që të bashkohen në betejën e nisur tashmë nga Basha dhe lidershipi i PD-së për të çmontuar qeverisjen e dalë nga vota e vjedhur.

“Partia Demokratike e Tiranës e gjitha në krah të Lulzim Bashës në betejën për të faktuar blerjen, vjedhjen dhe manipulimin e votave me 25 prill nga bandat e pushtetit”, shkruhet në deklaratën e postuar në platformën Facebook.

Sakaq, të gjitha degët e kryeqytetit shprehen njëzëri se “mbështesin fuqimisht kryetarin Lulzim Basha, në të gjitha hapat që do ndërmarrë për të çuar deri në fund betejën që do bëjë të mundur që Shqipëria të fitojë! Që vota dhe verdiktit i secilit të njihet e të vlerësohet.

Degët e PD-së shprehen se kanë vendosur “të mbështesin kryetarin Basha në çdo betejë, me çdo kusht, me qëllim shporrjen e mafias në pushtet dhe mafias së pushtetit, që ka në krye Edi Ramën dhe shpurën e tij!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy