
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se Komisioni për Dezinformimin nuk i shërben “problemit” për të cilin është ngritur, por i përgjigjet interesit të qeverisë për të kontrolluar median në vitin e ardhshëm zgjedhor.
Ky komision është komisioni i survejimit, auditimit dhe kontrollit të medias. Është komision që nuk i përgjigjet problemit që me demek është ngritur. Ky komision në shpjegimet e veta është ngritur për të ndaluar influencën e huaj në mediat shqiptare. E para është një problem perëndimor për të cilin Shqipëria nuk është se është evidentuar në mënyrë të posaçme në raportet ndërkombëtare. Nuk është se kemi ndonjë problem të madh në këtë drejtim në median shqiptare.
Problemi i madh është ndërhyrja e qeverisë në media. Edhe pse ky problem në botë diskutohet, këtu ka marrë zgjidhej enveriste, që nuk i përgjigjet problemit për të cilin është ngritur, por i përgjigjet interesit të qeverisë për të ngritur një komision që do të shërbejë në vitin zgjedhor për të kontrolluar median.



