Ambasada e SHBA dhe Delegacioni i BE: Dënojmë dhunën në protestën para bashkisë

Ambasada e SHBA dhe Delegacioni i BE: Dënojmë dhunën në protestën para bashkisë

Ambasada Amerikane dhe Delegacioni i BE në Shqipëri kanë dënuar atë që e konsiderojnë si dhunë në protestën para Bashkisë Tiranë. Ambasada e SHBA thekson se “nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët”

Në reagimin e Ambasadës së SHBA thuhet:

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”.

Në reagimin e Delegacionit të BE thuhet:

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”. Gjatë protestës së sotme protestuesit hodhën koktejl molotov para godinës si dhe rrëzuan kordonin metalik të vendosur para bashkisë, me qëllim që të lejohej hyrja në institucion e këshilltarëve demokratë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy