Berisha paralajmëron: Rama po përgatit katastrofën energjitike në vend (VIDEO)

Berisha paralajmëron: Rama po përgatit katastrofën energjitike në vend (VIDEO)

Në fjalën e mbajtur sot në mbledhjen e Kryesisë kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi se kryeministri Edi Rama po përgatit katastrofën energjitike në vend.

Ndër të tjera Berisha tha se Shqipëria po vlon nga pakënaqësia dhe urrejtja kundër regjimit po bëhet gjithnjë e më e papërmbajtur.

Ne mblidhemi sot pas një vëre shumë të nxehta, që vazhdon me temperaturat e larta të saj, në shpirtin dhe mendjen e qytetarëve shqiptarë, sot Shqipëria po zien, Tirana po vlon, pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë e më e papërmbajtur, gjithnjë e më e madhe. Kjo është plotësisht e ligjshme sepse çdo ditë e më papërmbajtur bëhet makineria e vjedhjes dhe plaçkitjes nga regjimi me në krye Edi Ramën, i qytetarëve shqiptarë. Sot për fat të keq institucionet e këtij shteti të mafies janë shndërruar në serra që përgatisin hajdutë zyrtarë.

Kur e them këtë, e them jo për të injoruar se në administratën shtetërore ka edhe njerëz të ndershëm. Por e vërteta është që në qindra firma që hidhen në dokumente, është e pamundur të gjesh qoftë edhe një në përputhje me ligjin dhe transparencën. Kjo ndodh sipas një ligji të njohur, kur kryeministri vjedh, vjedhja shndërrohet në sistem. Kur kryeministri del mbi ligjet, të tjerët me vrap i mbikalojnë ato. Asnjë mekanizëm zyrtar, ligj dhe institucion s’mund ta ndalojë më këtë makineri. Vjedhja e pronës publike kulmon me afera gjigante të Portit të Durrësit dhe Parkut të Butrintit, vjedhja e qytetarëve me prokurimet publike bëhet gjithnjë e më e madhe.

Sot në rast se në kryeqytetet e vendeve të BE një shkollë ndërtohet me 620 mijë euro, bazuar në standardet e manualeve të projekteve të shkollave dhe kostove të ndërtimit, Lalivjedhësi ndërton shkollën me 3 milionë euro, në mos më shumë. Rrugët ndërtohen me çmime 8 herë, 10 herë më të larta se sa çmimet në BE. Nuk ka ligj, nuk ka manual, s’ka asgjë që mund të ndalojë Edi Ramën dhe grupin e tij nga vjedhjet e papërmbajtura. Me 4 mln euro ndërtoheshin të paktën 6 shkolla, ato janë tani një instalacion druri për të shplodhur sytë e verbuar nga vjedhjet të Edi Ramës.

Vjedhje të tmerrshme po ndodhin me energjinë. Ju dhe shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama po përgatit katastrofën energjitike në vend, duke shkelur ligjet e vendit, të cilat mbrojnë digat, nuk lejojnë zbrazjen e digave. Sot digat janë nën 270 metra. Do të sjellin errësirën në mënyrë që të justifikojmë aferën e tmerrshme të kontraktimit të dy gjeneratorëve gjigantë nga Bangladeshi dhe që shpenzojnë 520 mijë euro naftë dhe kanë qiranë ditore 92 mijë euro”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy