Berisha i jep të drejtë Ramës: Rasti Tahiri i njëjtë me arrestimin e Nanos, por....

Berisha i jep të drejtë Ramës: Rasti Tahiri i njëjtë me arrestimin e Nanos, por....

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë live çështjen Saimir Tahiri. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Berisha e nisi komentin e tij duke i dhënë të drejtë Kryeministrit Edi Rama sa i përket krahasimit se kërkesa për arrestimin e Tahirit është e njëjtë me atë të burgosjes së Fatos Nanos.

Por për Berishën, e vetmja ngjashmëri për të cilën ai i jep të drejtë Ramës është fakti se në të dyja rastet dosja si për Nanon, ashtu edhe për Tahirin ka dalë nga PS.

Dhe për këtë Berisha mori si shembull publikimin e dojses në emisionin “Top Story” në Top Channel. Për ish-Kryeministrin, ishte pikërisht Rama që i dha dosjen Top Channel që ta publikonte.

“Ka një ngjashmëri në kuptimin që dosjet e Fatos Nanos e përgatiti Partia Socialiste, e deklaroj këtu pa i shtuar qoftë edhe një presje nga qeveria ime. Dosjen e Saimir Tahirit e përgatiti me një kompetencë të jashtëzakonshme, institucioni më i specializuar në Europë, që është antimafia italiane. Por e bëri publike Edvin Kristaq Rama. Dosjen Habilaj kush e çoi në Top Channel. Unë ju garantoj që të parët që kanë qenë dosjen ka qenë Top Channel, që për hir të së vërtetës doli në krye të persekutimit të Saimir Tahirit. Pra Edi Rama ka pasur këtë të drejtë në këtë krahasim.” tha Berisha 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy