
Analisti Armand Shkullaku në studion e Të Paekspozuarit teksa ka komentuar deklaratën e bërë nga Escobar në Koosvë ditën e sotme ku është shprehur se ‘Berisha nuk mund të jetë fytyrë e një demokracie” tha se amëerikanët kanë qenë qaë në fillim në krah të Ramës. Sipas tij kush përbën cënim për pushtetin e Ramës goditet nga ambasada amerikane.
Për mua ka nja 6-7 vjet që përfaqësuesit janë të rreshtuar hapur pro qeverisë. Amerikanët janë me Ramën dhe jo me Lulin. Kushdo që i shkakton problem qeverisjes për amerikanët përbën shqetësim sepse po këtë gjuhë e kemi dëgjuar edhe më përpara. Këtë e pamë dhe te zgjedhjet e 25 prillit. Amerikanët që në fillim kanë qenë në mbështetje të Ramës dhe kushdo që i ka shkaktuar probleme janë goditur. Ajo që ndodhi në 8 janar për mua ishte shumë e rëndë, ne pamë që qeveria, policia ambasada amerikane dhe opozita zyrtare ishin bashkë. Këtu kemi një reshtim në krah të Ramës, por jam i bindur që s’ka asgjë të re, kush përbën cenim për pushtetin e Ramës goditet nga ambasada amerikane.



