160 shqiptarë në ditë kanë humbur punën që prej fillimit të vitit.
Lajmi është publikuar nga ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cila akuzoi qeverinë se po bën propagandë me ndihmën ekonomike, por duke nënvizuar më tej se 117 biznese në ditë mbyllen.
“Në mesin e pandemisë dhe ramavirusit që po shkatërron ekonominë shqiptaret kane degjuar por se kane provuar ndikimin e paketes se ndihmes nga qeveria. Borite e propagandes bucasin fort ne perpjekje per te mbytur zerin e qytetareve qe po varferon dhe bizneseve qe po falimentojne. Por eshte e pamundur te fshihet papunesia, varferia dhe ulja e qepenave. 160 shqiptare ne dite humben punen qe prej fillimit te vitit. 177 biznese mbyllen cdo dite dhe keto jane vetem shifrat zyrtare. Po te llogarisim dhe punonjesit e informalitetit, numri i familjeve shqiptare qe nuk kane mundesi te ushqejne femijet e tyre eshte i frikshem per nje vend europian. Kesaj te vertete te hidhur dhe te dhimbshme qeveria shqiptare i eshte pergjgijur me pagesat e koncensioneve dhe PPP-ve, me amnisti fiskale te parave te krimit dhe me vjedhjen e cdo fondit te mundshem per rindertimin”, shkruan Tabaku.
Ajo shton se qeveria tradhëtoi shqiptarët dhe rikujton propozimet e opozitës të cilat sipas Tabakut u kopjuan e u bënë gabim
“Ne ofruam planin tone për të shmangur thellimin e krizes gjate pandemise. Per te rialokuar 120 mln euro destinuar PPP-ve për 2020 që t’iu shkonin shqiptarëve. Propozuam heqjen e taksave për këtë vit krize. Kërkuam të mbështetej konsumi dhe incentivat për të shpenzuar qytetarët. Por qeverisja e rilindjes dështoi dhe sa herë kopjoi e bëri gabim. Tradhëtuan shqiptarët sepse e kanë jetën e lidhur me oligarkët. Shqipëria ka potenciale dhe mundesi te rimekembet vetem me nje plan serioz ne sherbim te qytetareve dhe bizneseve.Kriza ka vetëm një rrugëzgjidhje: projektin ekonomik te PD. Shqipëria në punë është synimi jonë”.



