Opozita nuk e njeh kryeprokuroren e përkohshme, pasi e cilëson zgjedhjen e saj si një proces nul. Kryetari Lulzim Basha deklaroi se nuk do ta çojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese, por rruga e reagimit do të jenë vetëm protestat. Në lidhje me reagimet e ndërkombëtarëve, Basha tha se më e rëndë se veprimet e opozitës, sipas tij, është shkelja e Kushtetutës.



