Shkarkimet në Hipoteka /Doracaj i përgjigjet Tabakut: Të gjithë punonjësit janë në punë

Shkarkimet në Hipoteka /Doracaj i përgjigjet Tabakut: Të gjithë punonjësit janë në punë

Pas deklaratës së deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, se punonjësit e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në të gjithë vendin kanë pezulluar punën, në shenjë proteste për shkarkimin e dy kolegëve të tyre, ka reaguar kryeregjistruesja, Blerina Doracaj.

E pyetur nga gazeta “Panorama”, nëse ka pasur ndalim të punës së punonjësve të Hipotekave, Doracaj tha se të gjithë specialistët kanë qenë në krye të detyrës duke i shërbyer qytetarëve.

“Specialistët e zyrave të hipotekave në mbarë vendin janë në krye të detyrës. Kushdo qoftë ai/ajo që nuk i përgjigjet në kohë qytetarëve, aq me keq kushdoqoftë ai/ajo që refuzon të bëjë detyrën e tij/saj në zbatim të ligjit, do të marrë ndëshkimin e merituar! Ky është vetëm fillimi!”, u shpreh kryeregjistruesja Doracaj.

Ajo ftoi qytetarët që të denoncojnë pranë Platformës së Bashkëqeverisjes çdo rast të abuzimit me detyrën të punonjësve të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

“Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe koha e parave nën dorë ka mbaruar njëherë e mirë! Ftoj të gjithë qytetarët që kanë një denoncim për një rast konkret apo emër konkret, t’i drejtohen
“Platformës së Bashkëqeverisjes”! Reagimi, ashtu si sot, do të jetë i menjëhershëm! Ky është vazhdimi i punës që bashkë me kryeministrin Rama kemi nisur para 4 muajsh!”, u shpreh Doracaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy