Brukseli reagon pas kërcënimeve të ambasadores Vlahutin: Nuk tolerojmë kërcënimet për të intimiduar drejtuesen e BE-së

Brukseli reagon pas kërcënimeve të ambasadores Vlahutin: Nuk tolerojmë kërcënimet për të intimiduar drejtuesen e BE-së

Komisioni Evropian ka reaguar pas kërcenimeve të bëra në adresë të ambasadorës së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin.

Në një prononcim për BIRN, Komisioni Evropian deklaroi se nuk do të tolerojë kërcënime për të intimiduar drejtuesen e BE-së në Shqipëri dhe stafin e delegacionit.

“Thirrjet për dhunë dhe gjuha e urrejtjes janë të papranueshme,” thuhet në deklaratë.

Kërcënimet synojnë të firkësojnë amabsadoren që të bëj punën e saj, e cila vitin e fundit është fokusuar tek Reforma në Drejtësi në Shqipëri.

Bashkimi Evropian shpreson se opinion publik shqiptar do të jetë në anën e ambasadores në këtë betejë, dhe të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe përpjekjet për të frikësuar diplomaten e lartë.

Gazetari Kastriot Myftaraj, u arrestua më herët pasi bëri thirrje për vrasjen e ambasadores së BE-së Romana Vlahutin.

“Kështu që çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist. Në këtë histori ka vetëm një terroriste që është Kurva e Pantovçakut, e cila e mbetur pa tutor punon për llogari të Beogradit,” shkruante Myftaraj në një shkrim të tijin.

Fill pas kësaj ngjarje, figura të rëndësishme u sensibilizuan me diplomaten e akredituar në vendin tonë. Një prej tyre ishte edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare i cili përmes një letre personale i kërkoi ndjesë deri në përulësi ambasadores Vlahutin. /BIRN

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy