
Kryeministri Edi Rama teksa foli mbi planet në mandatin e 3-të, lajmëroi ngritjen e një institucioni të quajtur Këshillimi Kombëtar i cili do të shërbejë për të dëgjuar fjalën e qytetarit.
“Dua që mandati i 3 të shënojë një hapje të re duke përfshirë njerëzit në vendimmarrjen politike, përmes Këshillimit Kombëtar.
Dua që populli të dëgjohet 1 herë në vit.
Do të këshillohemi me të gjithë qytetarët pavarësisht moshës.
Këshillimit Kombëtar është një institucion ndërveprimi me shkrim me të gjithë qytetarët që duan të përfshihen, po me shkrim, të na thonë po apo të na thonë jo për ç’ka ne shtrijmë si alternativa të mundshme për çështje të rëndësishme.
Do të përgatitemi këtë vjeshtë të zhvillojmë Këshillimin e parë Kombëtar.”, u shpreh Rama.



