“Der Spiegel” i vë në dukje varfërinë në Shqipëri, Rama: Nuk vdes njeri për bukë!

“Der Spiegel” i vë në dukje varfërinë në Shqipëri, Rama: Nuk vdes njeri për bukë!

Gjatë intervistës së dhënë për “Der Spiegel” kryeministri Rama u pyet mbi varfërinë dhe pabarazinë në Shqipëri dhe largimin masiv të qytetarëve, kryesisht drejt Gjermanisë.

Kryeministri pranon se në Shqipëri ka varfëri, por nuk po vdes njeri për bukë.

 

PJESË NGA INTERVISTA

DER SPIEGEL: Ne shohim shumë makina të reja, përfshirë një numër të madh Mercedesësh të zinj. Në të njëjtën kohë, pesë për qind e shqiptarëve ende nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Mbi të gjitha, kjo duket si një pabarazi e madhe.

Edi Rama: Nuk po vdes askush këtu, por sidoqoftë ka varfëri. Deri tani nuk kemi arritur ta fusim ekonominë tonë në rrugën e duhur. Shumica e transaksioneve ende shlyhen me para në dorë. Emigrantët dërgojnë para’ nga e gjithë bota dhe legalizimi i këtyre parave është një sfidë për ne edhe nëse ato nuk vijnë nga aktiviteti kriminal.

DER SPIEGEL: Ndërkohë, njerëzit po ikin masivisht, sidomos në Gjermani. A nuk mund t’i bindni qytetarët tuaj të ndërtonin ekonominë shqiptare këtu?

Edi Rama: Si mund t’i ndaloj unë si qeveri e një vendi në zhvillim, kur vendi më i zhvilluar i Evropës është vetëm një orë e gjysmë larg? 50 000 portugezë largohen nga vendi i tyre çdo vit, 500 000 kroatë janë larguar nga vendi i tyre që kur vendi u bashkua me BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy