‘Vrasje e paralajmëruar’, reagon Kryemadhi për ekzekutimin e gjyqtares: Sistemi dhunon gratë e pafajshme

‘Vrasje e paralajmëruar’, reagon Kryemadhi për ekzekutimin e gjyqtares: Sistemi dhunon gratë e pafajshme

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtares Fildez Hafizi.

Me anë të një status në “Facebook”, Kryeamadhi e cileson vrasjen nje akt te rende.

“Sot ngre zerin tim fuqishem kunder ketij sistemi qe ende dhunon grate e pafajshme. Te gjithe ne mbajme pergjegjesite tona per kete situate te rende, por me shume duhet te ndihen pergjegjes ata qe e lane nenen e dy femijeve ne doren e nje vrasesi qe disa here e kishte paralajmeruar aktin e tij te burracakërisë,” shkruan Kryemadhi.

Statusi i plotë

“Vrasja e paralajmeruar e nje nene, gruaje per me teper gjyqtare eshte akti me i rende dhe katastrofik qe mund ti ndodhe nje vendi qe pretendon te jete anetar i BE. Me revolten e nje nene, me forcen e nje gruaje qe ka perballuar shume veshtiresi ne jete dhe me kurajon e perfaqsimit te nje force politike si LSI, sot ngre zerin tim fuqishem kunder ketij sistemi qe ende dhunon grate e pafajshme. Te gjithe ne mbajme pergjegjesite tona per kete situate te rende, por me shume duhet te ndihen pergjegjes ata qe e lane nenen e dy femijeve ne doren e nje vrasesi qe disa here e kishte paralajmeruar aktin e tij te burracakerise. Policia, gjykata, shoqatat per mbrojtjen e te drejteva te grave, politika dhe e gjithe shoqeria shqiptare duhet te reagoje me force dhe efikasitet. Qarravitjet ne rrjetet sociale apo emisione televizive nuk mund ta zgjidhin kurre kete situate te renduar te krimit ne familje. Duhet qe cdo gje te nise nga vete ne”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy