Diskutimet për reformën zgjedhore kanë zbritur edhe në parlament, ku kryeministri Rama u tha deputetëve se mazhoranca mund ta kishte miratuar edhe pa konsensus, por vendosi të bëjë të kundërtën.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslym Murrizi, akuzoi jo vetëm palët politike, por edhe ambasadorët se nuk i kanë seriozisht përpjekjet për ndryshimet në sistemin zgjedhor.



