Debate në Këshillin Bashkiak Shkodër, anëtarët e djathtë kundër ndërtimit të kullës 35 kate (VIDEO)

Debate në Këshillin Bashkiak Shkodër, anëtarët e djathtë kundër ndërtimit të kullës 35 kate (VIDEO)

Ndërtimi i kullës 35 katëshe në qytetin e Shkodrës u bë pjesë e debateve edhe në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Shkodrës. 

Gazetarja Bendis Druni raportoi për “MCN Live” se tabela për fillimin e ndërtimit të kullës është vendosur vetëm pak ditë më parë, duke sjellë reagimet e këshilltarëve bashkiakë demokratë në mbledhjen e së enjtes.

Ai që ngriti zërin në kundërshti për këtë projekt ishte Imeldi Sokoli, anëtar i Këshillit Bashkiak i Partisë Demokratike. 

Sokoli iu drejtua administratës së qeverisjes vendore duke i thënë se do ishte në të mirë e qytetit që ky projekt të mos zbatohej. 

Projekti është miratuar dhe do të nisë punimet brenda pak ditësh. Në rendin e ditës nuk ka qenë diskutimi i kullës, por anëtarët e Këshillit Bashkiak në kohën e diskutimit të lirë, ngritën zërin kundër ndërtimit të kësaj kulle 35 katëshe. 

Sokoli hodhi akuza kundër bashkisë, që sipas tij, të paktën deri tani e ka në dorë të anulojë punimet. 

Në Shkodër nuk ka kulla të tilla dhe ndërtimi i një kulle 35 kate ka ngjallur reagime, duke thënë se do të prishë arkitekturën lineare që ka qyteti i Shkodrës.

Pikërisht në qendër të qytetit të Shkodrës do të ndërtohet kjo kullë, në afërsi të hotel “Turizmit” dhe do të zërë një hapësirë të konsiderueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy