Ndërtimi i Porto Romano/ Kapri flet për sabotim, Karakaçi: Sfidat janë normale, projekti i mirëstudiuar

Ndërtimi i Porto Romano/ Kapri flet për sabotim, Karakaçi: Sfidat janë normale, projekti i mirëstudiuar

Ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano u shoqërua me përplasje politike mes deputetit Erlad Kapri dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë një interpelance në Kuvend.

 

Kapri ngriti shqetësime për mënyrën se si po zhvillohet projekti, duke paralajmëruar se ai mund të dështojë nëse zbatohet në përmasat aktuale. 

 

Sipas tij, porti ekzistues po çmontohet për t’i hapur rrugë ndërtimeve të reja, ndërsa porti i ri po projektohet me kapacitete më të kufizuara, çka në vlerësimin e tij rrezikon rolin strategjik të Shqipërisë në Korridorin 8.

 

Ai solli në vëmendje edhe një komunikim të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku paralajmërohet se ndërtimi i Porto Romanos në këto përmasa mund të lërë Shqipërinë jashtë rrjeteve kryesore logjistike në rajon, duke favorizuar porte si Pireu dhe Selaniku.

 

Kapri hodhi gjithashtu dyshime për ndërhyrje të “forcave të huaja” në procesin e tenderimit, duke kritikuar anulimin e procedurës dhe tërheqjen e kompanisë fituese pa penalitete financiare.

 

Nga ana tjetër, ministri Karakaçi i cilësoi këto shqetësime si pjesë të zakonshme të një projekti kompleks dhe strategjik. Ai theksoi se porti i ri është hartuar mbi baza profesionale dhe me ekspertizë ndërkombëtare, ndërsa kapaciteti i tij parashikohet të arrijë deri në 1 milion kontejnerë në fazën e plotë.

 

Sipas ministrit, porti aktual i Durrësit ka arritur kufijtë maksimalë dhe nuk mund të zgjerohet më tej, ndërsa Porto Romano do të ofrojë kushte më të avancuara infrastrukturore, përfshirë thellësi më të madhe dhe integrim me një bazë ushtarake të NATO-s.

 

Sa i përket tenderit të anuluar, Karakaçi sqaroi se tërheqja e operatorit fitues ka ardhur për arsye ekonomike dhe se procesi ka qenë i hapur për kompani ndërkombëtare.

 

Debati mes palëve nxori në pah ndasitë mbi një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, i cili pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në pozicionin ekonomik dhe strategjik të Shqipërisë në rajon.

 

Porti aktual është pamundur të zgjerohet përtej kufijve ekzistues. Porti i ri është projekt i mirëmenduar, i hartuar me ekspertizë ndërkombëtare. Kapaciteti i portit është për të menaxhuar maksimumi 200 mijë kontejner, jemi në kufirin maksimal. Porti i ri ka kapacitet 600 mijë kontejner deri në 1 milionë kontejner.

 

Porto Romano është një ekosistem i tërë ekonomik. Një tjetër element thelbësor, ai i dimensionit të sigurisë është kërkesë  qeverisë kërkuar NATO që në këtë port të përfshihet dhe bazë ushtarake e NATO-s. Porti i Durrësit ka thellësi deri në 8 m. Porti i ri në fazën e  parë shkon në 13 m dhe më pas deri në 16 m. 

 

Ministri as nuk e bën e as nuk e anulon tenderin. Ka pasur 2 procedura, në të fundit ka pasur 5 subjekte që kanë aplikuar, janë të gjitha kompani ndërkombëtare. Ka pasur një subjekt që është kaluar në fazën përmbyllëse, por me të drejtën e tij ai është tërhequr. Marina e Durrësit nuk e impakton operacionalitetin e portit të Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy