Blushi: Si u vodhën votat e LIBRA-s, provat do ia çoj KQZ dhe Gjykatës

Blushi: Si u vodhën votat e LIBRA-s, provat do ia çoj KQZ dhe Gjykatës

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka denoncuar sot vjedhjen e 18 votave të partisë së tij në dy kuti për qarkun e Tiranës.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Blushi, i cili nuk arriti t’i siguronte votat për mandatin e deputetit, theksoi se ka qindra raste të tilla manipulimi, që do t’ja çojë KQZ-së dhe gjykatës.

MESAZHI I BLUSHIT

JA PROVA SI U VODHËN VOTAT.DY KUTI NË TIRANË 18 VOTA.SIPAS KQZ ZERO.
Më poshtë po postoj nje pjesë të raportit që disa dhjetëra vajza dhe djem LIBRA, kanë bërë pas monitorimit të disa kutive në Tiranë.Nga numerimi i votave në pamjet filmike të marra zyrtarisht nga KQZ rezulton se vetëm në dy kuti në njësinë 8 në qytetin e Tiranës,LIBRA ka patur 9 vota tek seicila prej tyre, të cilat janë bërë zero ne fund të numërimit.Ka qindra raste si këto te cilat do tja coj KQZ dhe natyrisht Gjykatës.Do padis personalisht cdo komisioner që ka vjedhur votat duke ia dhënë sipas marreveshjes Rilindjes dhe Republikës së Re.A e imagjinoni dot si mund të zhduken 18 vota në vetem dy kuti në Tiranë?Po në gjithë Shqipërinë?Duke zbardhur kutitë natyrisht zbardhet dhe marrveshja.Numrat e kutive apo QV respektivisht janë 19 39 ZAZ 38 dhe 19 44/2 ZAZ 38.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy