Ish-kryeministri ka publikuar në “Facebook” denoncimin e një prej atyre që ai i cilëson si “qytetari dixhital”. Sipas Berishës, një qytetar i ka dërguar një mesazh ku i kërkon të bëjë publike një histori, në të cilën përfshihet djali i kryeministrit Rama.
Sipas këtij denoncimi, djali i Ramës, Gregori, ka shkuar pranë zyrave të shërbimit postar për të tërhequr një pako, por pasi punonjësi nuk ia ka dhënë pa paguar faturën, zyra e postës është përballur me “terrorin tatimor”.
Denoncimi
Rama mbi çdo ligj!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
"Pershendetje doktor. Uroj te jeni mire, ju lutem mos publikoni nr. Une qe po ju shkruaj jam nje I afert me nje punonjes te kompanise postare TNT. Para 1 jave djali i EDI Rames, priste te merrte nje porosi (pako) nga jashte shteti. Pasi eshte paraqitur tek zyrat e TNT per te marre pakon duhet te bente edhe nje pagese 3000 leke per sherbimin, sipas rregullores. Por ai nuk pranoi te paguante, dhe per pasoje punonjesi i postes nuk ia ka dhene pakon. Pastaj ai ka filluar te bertase dhe kercenoje. Dhe fill pas kesaj te nesermen kane zbarkuar tek zyrat e TNT 3+4 inspektore te hetimit financiar. Kane 3 dite qe jane aty dhe do rrine edhe 2 dite te tjera dhe po ju bejne terror financiar gjate gjithe kohes. Here pas here perserisin se ç’patet pse nuk ia dhate pa leke sherbimin djalit te kryeministrit. Pakoja eshte akoma tek TNT.......ju lutem ju kerkoj ndjese por mos publikoni emrin dhe nr sepse me heqin motren nga puna. Respekt."



