“Presioni ndërkombëtar dhe SPAK-u mund ta shkallmojnë sistemin”, Zekthi në “Bilardo”: S’do shpëtojë politikan pa u verifikuar

“Presioni ndërkombëtar dhe SPAK-u mund ta shkallmojnë sistemin”, Zekthi në “Bilardo”: S’do shpëtojë politikan pa u verifikuar

Politologu Fitim Zekthi beson se presioni ndërkombëtar dhe SPAK-u mund ta shkallmojë sistemin e ngritur në Shqipëri.

Duke folur në emisionin “Bilardo” Zekthi tha se në Shqipëri s’do shpëtojë asnjë politikan i rëndësishëm pa u verifikuar nga SPAK.

Drupal Ad

 

 

 

"Ne kemi dy parti të mëdha, po të njëjtit lider, atëherë këta kanë prodhuar trupa si një ajsberg, në biznes, në media, në bashkëpunim me krimin e organizuar, kudo, të pashkulshëm, dhe  kanë marrë në dorë sistemin politik shqiptar. SPAK-u ka një vështirësi gjigante me këta. Tashëgimia pe vjetër puniste në dy partitë e mëdha ka zaptuar qelizat e shoqërisë dhe ka akumuluar pasuri të madhe. Kur del një Prokurori që do ta verifikojë, kjo do reagojë dhe ka pushtet të madh për të reaguar.

Avantazhi dhe shpresa jonë është kjo, që faktor të jashtëm, jo politik, si presioni ndërkombëtar dhe SPAK, të mund ta shkallmojnë këtë sistem dhe mund t’ia dalin. Kur doli reforma në drejtësi si ide, isha kundër, sepse thoja është e pamundur që sistemi gjyqësor që është peshorja, të mund të rregullojë thesin që është Parlamenti, dhe qeverinë që është shpata. Por sistemi gjyqësor shqiptar dhe SPAK s’janë peshore kaq e dobët. Thesi dhe shpata e SHBA-së që përkrahin peshoren tonë, sistemin tonë të drejtësisë, mund të bëjnë të mundur që thesi dhe shpata e sistemit politik shqiptar dhe krimit të organizuar shqiptar të mund të shkallmohen. Aq sa e njoh unë sistemin politik amerikan, unë di këtë gjë që në Shqipëri s’do shpëtojë asnjë politikan i rëndësishëm pa u verifikuar nga SPAK”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy