Primaret në Lezhë/ Kandidatët ankohen për parregullsi në lista, kryetari i degës dorëhiqet

Primaret në Lezhë/ Kandidatët ankohen për parregullsi në lista, kryetari i degës dorëhiqet

Zgjedhjet për primaret në Lezhë kanë pasur pjesëmarrje të lartë deri në mesditë, por u mbajtën pa praninë e kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit, Arben Ndoj.

Ai ka dhënë dorëheqjen  nga posti dy ditë para zgjedhjeve. Këtë e ka bërë të ditur kandidati Maks Kola.

Pavarësisht se ai është zëvendësuar nga Sekretari i Përgjithshëm, për kandidatin Kola, ish-kryetari duhej të ishte i pranishëm dhe të vërtetonte nëpërmjet formularëve që ai disponon se këta votues kanë të drejtë të shprehin me votë për zgjedhjen e kandidateve të primareve.

Pakënaqësi me procesin e votimit shprehën edhe kandidatët Pashk Gjoni dhe Ergin Mataj, sipas të cilëve ka pasur disa parregullsi në lista.

Në degën e Partisë Demokratike të Rithemelimit në Lezhë janë thirrur për të votuar për primaret rreth 2 mijë anëtare të kësaj force dhe fituesi i kësaj gare do të jetë kandidati i kësaj force politike për zgjedhjet vendore të 14 majit në Bashkinë Lezhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy