Deputeti Agron Shehaj, në fjalën e mbajtur sot në seancë e konsideroi përplasjen për mandatin e Olta Xhaçkës si qesharake.
Ai vuri në dukje mandati i Xhaçkës shpëtoi në Kushtetuese, sepse grupi i atëhershëm i Bashës e riktheu në Parlament.
Kjo shfaqja këtu është realisht e neveritshme. E vërteta është se mandati i Olta Xhaçkës shpëtoi në Gjykatë Kushtetuese, sepse grupi i atëhershëm i Lulzim Bashës, bëri një kërkesë për ta rikthyer në Parlament. Dhe është bërë me qëllim për ta shpëtuar Olta Xhçkën. Kjo përplasja tani është qesharake dhe tallje, Olta Xhaçka ka vjedhur dhe duhet ta kishte humbur mandatin!"



