Kalemaj: Shqipëria s’ka projekte që të marrë fondet e akorduara nga BE-ja. Duam 70 vjet të arrijmë mirëqenien e qytetarëve europianë

Kalemaj: Shqipëria s’ka projekte që të marrë fondet e akorduara nga BE-ja. Duam 70 vjet të arrijmë mirëqenien e qytetarëve europianë

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se Shqipëria nuk ka projekte që të përthithë para nga fondi 6 miliardë euro i akorduar nga BE-ja për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Kalamajt, Ramës i intereson që të prodhojë lajm ndërkombëtar me këto samite më shumë sesa çfarë përfiton Shqipëria.

Problemi është sa do bien këtu nga 6 miliardshi i akorduar. Janë bërë disa samite dhe nga Procesi i Berlinit para se të ristartonte tani dhe nga e gjithë ajo Shqipëria s’kishte përfituar asgjë, ose ato që ka përfituar janë pjesë e një konjukture, p.sh “Korridori Blu” që ende nuk ka filluar pjesën e infrastrukturës në Shqipëri. Puna është se çfarë përfiton Shqipëria.

Shqipëria 'përfiton' atë trenin Tiranë-Durrës që vajti 12 vjet, tani është në studim fizibiliteti.

Problemi është që ne s’kemi projekte. Po të shohësh projektet që ka marrë Bosnja më shumë se 850 milionë euro. Kjo reflektohet në mirëqenie.

Rama për hir të së vërtetës ka aftësinë nëpërmjet këtyre samiteve të prodhojë lajm ndërkombëtar. Ajo që i intereson Ramës është të bëjë xhiron e mediave botërore. Gjeti këtë rast me Zelensky-n që të vinte në Tiranë.

Pak rëndësi ka se çfarë u arrit nga ky samit , a do të arrijë Shqipëria të prodhojë armë, të bëjë uzinën e Poliçanit të prodhojë. Kryebashkiaku i përjetshëm atje tha se deri dje nuk na ka lejuar Ministria e Mbrojtjes. Për mendimin tim ajo fabrikë ka për të qenë si fabrika e vaksinave që u premtua në 2021 që nuk u bë asnjëherë.

Më tej, Kalemaj tha se e kemi e kemi çuar hendekun me BE-në për mirëqenien e qytetarëbe me 70 vjet.

E vetmja që nuk përfiton Shqipëria, që nuk përfiton në fakt është që kemi çuar hendekun me BE për mirëqenien e qytetarëve me 70 vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy