Lajçak: BE pret që në takimin e 18 marsit, Kurti e Vuçiç të pajtohen për udhërrëfyesin e zbatimit të Propozimit evropian

Lajçak: BE pret që në takimin e 18 marsit, Kurti e Vuçiç të pajtohen për udhërrëfyesin e zbatimit të Propozimit evropian

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në një bashkëbisedim në “Atlantic Council” ka folur për zhvillimet e 27 shkurtit në Bruksel ku Kurti dhe Vuçiç u dakorduan për propozimin frako-gjerman.

Lajçak thotë se ka kërkuar nga pala kosovare dhe serbë që të përgatisin propozimet e tyre realiste dhe konstruktive bazuar në përmbajtjen që u është dorëzuar.

Misioni ynë është dakordimi për të zbatuar Udhërrëfyesin, me këtë në mendje, kërkojmë nga të dyja palët që të përgatisin propozimet e tyre realiste dhe konstruktive bazuar në përmbajtjen tonë të cilën e kam ndarë me të dy liderët në dhjetor. Këtë pres ta diskutojmë me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç kur të jem në Prishtinë dhe Beograd.

BE-ja do të vazhdojë përpjekjet që të gjej pajtim mes Kosovës dhe Serbisë edhe për planin e implementimit deri më 18 mars kur edhe është caktuar takimi i radhës në Ohër.

Është shumë e rëndësishme që para takimit më 18 mars, të dijmë pritshmëritë e të dyja palëve kur vie puna tek zbatimi dhe në këtë bazë, të dakodohemi për dokumentin që do reflektojë pozicionet e tyre. Liderët dëshirojnë garanci që atë që kërkojnë edhe të pranojnë , kjo është normale dhe logjike duke parë rëndësinë dhe ndjeshmërinë e çështjes.

I dërguari i BE-së foli edhe për gatishmërinë e Kurtit për ta nënshkruar Propozimin.

Ai tha se ishte propozim i Kurtit për ta nënshkruar Planin, por sipas tij, do të ishte e pamatur si proces pasi marrëveshja pa zbatim do të ishte vetëm deklaratë politike, e jo marrëveshje ligjore.

Do të ishte e pamatur (si proces) pasi pa aneksin për zbatim do të ishte më shumë një deklaratë politike se marrëveshje ligjore.

Dhe për këtë theksuam të presim deri në mirëkuptim të plotë dhe marrëveshje të plotë se si do të zbatohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy